
Dëshironi të mësoni holandisht? Është e mundur!
Ju jeni në kërkim për një kurs Holandisht. Shtëpia holandeze (het Huis van het Nederlands) të orienton ty në një kurs që të përshtatet . Na tregoni pse ju doni të mësoni Holandisht, se çfarë janë interesat tuaja, aftësitë tuaja gjuhësore (njohje e gjuheve te tjera te huaja) dhe atë që ju keni studiuar. Shtëpia (het Huis van het Nederlands) do të japë informacion në lidhje me kursin që përshtatet më mirë profilit tuaj (të dhënat kontaktuese te shkollës, koston, çfarë ofrojnë, momentet e mësimit,...). Nëse është e nevojshme, bëhet një test për aftësitë mësimore. Ky test nuk vlerëson njohuritë e gjuhës Holandeze, por aftësitë e të mësuarit të nxënësit kandidat. Shërbimi ynë është plotësisht falas.
Ku mund të drejtoheni?
Shtëpia e Holandeze ka një qendër të përhershme në vende të ndryshme. Këtu gjen një listë e të gjitha vendeve ku kjo qendër gjindet. Gjatë orarit të punës nuk është e nevojshme të bëni një takim, mund të vini lirisht. Dëshironi të vini jashtë orarit të punës, atëre telefono dhe bëj një takim. Gjitha zyrat kane në vazhdimësi një orar permanent të caktuat në mbrëmje (shiko kartën).
Çfarë mund të bëjë shtëpia për ju?
Shtëpia e kurseve Holandeze, nuk organizon kurse vetë por bashkëpunon me të gjitha shkollat në rajon, VDAB dhe Syntra.
Ju nuk keni ndjekur asnjëherë Holandisht: ju duhet të vini më parë te kjo qendër (Huis van het Nederlands). Shkolla do të pyes një çertifikatë regjistrimi të kërkuar nga qendra jonë. Nuk ka kuptim të shkosh në shkolle pa bërë një test nga ne (Huis van het Nederlands).
Ju keni ndjekur tashmë Holandisht, por ju nuk keni certifikatë të gjuhës (NT2): duhet te vini më parë tek ne. Shtëpia e jep çertifikatën që ju keni të nevojshme për t’u rregjistruar në një shkollë.
Ju keni ndjekur Holandisht dhe keni nevojë për një vërtetim te gjuhës (NT2): me një certifikatë NT2 mundeni te rregjistroheni menjëherë në një kurs. Nëse ende keni pyetje në lidhje se cila shkollë ju përshtatet më mirë nevojave dhe kërkesave tuaja, mos ezitoni te na kontaktoni.
Unë nuk kam leje qëndrimi ligjor, mund të ndjek mësim?
Aktualisht për përsonat pa dokumente ligjore qëndrimi nga viti shkollor shtator 2011-2012 nuk mund të regjistrohen në këtë vit për një kurs gjuhe (NT2).
Sa paguaj për një kurs në Holandisht?
Kostoja varet nga lloji i kursit ku ju është referuar nga ne. Të duhet të ndjekësh mësimet në (Open School), është falas, duhet të ndjekësh mësimet ne CVO, ju paguani në principe 0,5 € per orë mësimi (një modul përbëhet nga 120 orë, kjo do të thotë se duhet të paguani 60 euro për modul). Shkolla mund të llogarise edhe disa kosto shtesë (administrata dhe libra). Në qoftë se ju i përmbushni disa kushte të caktuara, mund t’ju bëhet një zbritje ose përjashtimi nga paratë e regjistrimit. Rreth kësaj mund të informoheni tek shpia (Huis van het Nederlanls).
Shqyrtimi nga HVN ?
Shqyrtimi (provim) mund të zgjasë afërsisht 20 deri në 45 minuta. Si fillim është intervista e hyrjes. Kjo intervistë kërkimore tregon nëse është e nevojshme apo jo një test mësimor. Në baze të bisedës së hyrjes dhe (ndoshta) të testit, të jepet rekomandimi dhe informacioni ne lidhje me kursin Holandisht.
Jam i detyruar të ndjek Holandisht?
Kjo varet nga situata juaj personale. Kush është integruar (www.desom.be), është i detyruar për të mësuar holandisht. VDAB ose OCMW mund të kërkojë që të ndjekin kurse të holandisht. Nëse ju doni banesë sociale ju duhet të kaloni një provim holandisht të nivelit 1.1.
Mund të drejtohem tek ju edhe si i mitur?
Po, Shtëpia do të ju drejtojë ose te OKAN, ose shkolla CVO ose Open School.
Këtu mund të gjesh lidhjet e shkollave që japin mësim Holandisht